Loading…

Teuta Rugova demanton spekulimet: S’e votoj Haradinajn

  • 15/07/2017 | 14:29

Teuta Rugova demanton spekulimet: S’e votoj Haradinajn

Lidhur me spekulimet që kanë qarkulluar ditëve të fundit nëpër media, që kinse Teuta Rugova, e bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do ta votojë kandidatin e PAN-it për kryeminister Ramush Haradinajn, Teuta tha se të gjithë këto janë spekulime.

Në një përgjigjje dhënë Bota Press’it,  Teuta tha se të gjitha ato që janë fol nëpër media janë spekulime.

“ E gjitha është e pavërtetë, asgjë nuk qëndron në ato propaganda, unë jam deputete e LDK-së dhe për LDK-në në tërësi”, u shpreh Teuta Rugova shkurtimishtë.

Ndryshe në media është përmend edhe emri i Naser Rugovës që do ta votojë Haradinajn për kryeminister por edhe ai ka mohuar këto spekulime duke thënë se “Do të respektoj vullnetin e elektoratit të LDK, nuk e votoj Ramushin!”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë