Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sot gjatë ditës rreth rastit të futbollistit serb, duke thënë Ilija Ivic, ishte subjekt i izolimit nga strukturat lokale të ndikuara nga Beogradi për shkak të dëshirës për të luajtur me shqiptarët, e kjo ka shkaktuar reagime nga qytetarët e Kosovës në statusin e Kurtit, transmeton Gazeta Metro.
Për arsye të formulim jo adekuat të fjalisë, ku Kurti thotë se Ivic për shkak të dëshirën për të luajtur me shqiptarët, kryeministri Kurti është Kryqëzuar nga komentuesit në twitter.
Një nga komentuesit i ka thënë Kurtit se Ivic dëshiron të luaj për shtetin e tij dhe jo me shqiptarë, dhe hiq dorë na nacionalizimi.
“Ai nuk dëshiron të luajë me shqiptarët, por dëshiron të luajë për vendin e tij zoti kryeministër
Ju lutemi, Hiqni dorë nga nacionalizmi budalla”, ka shkrua një komentuesit
Ndërsa një reagim tjetër i drejtohet Kurtit, që mos ta luaj kartën e njëjtë si Beogradi
“Ilic dëshiron të luaj për shtetin e tij dhe jo me shqiptarët zoti Kurti. Mos luaj të njetën kartë sikur Beogradi.”
“Dje, një djalë 17-vjeçar në Graçanicë, Ilija Iviq, ishte subjekt i izolimit nga strukturat lokale të ndikuara nga Beogradi për shkak të dëshirës për të luajtur me shqiptarët. Marrëveshjet si të vetme nuk mund t’i rregullojnë problemet e dikujt me racizmin apo urrejtjen ndaj të tjerëve. Lëreni Ilijan të luajë lirshëm kudo që ai zgjedh”, ka shkruar Kurti në twitter.
Kurti ka harruar si duket që Kosova me Kushtetutën e saj është shtet dhe shoqëri shumetnike.
Pra duhet të kihet kujdes rreth termave që përdorim kur ju drejtohemi qytetarëve të Kosovës të komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë.
Në nenin 3 të Kushtetutës shkruan kështu: “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnikë, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.”
Vendimi për të luajtur për Kosovën i ka kushtuar shumë të riut serb nga Komuna e Graqanicës, Ilija Ivic.
Komuna e Graçanicës i ka larguar dy prindërit e tij nga puna, nënën e tij e cila punonte si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës dhe babain e tij, i cili punonte si punëtor arsimi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Klubi Futbollistik “Flamurtari”, që kanë marrë me shqetësim te thellë këtë informacion.
Futbollisti 19 vjeçar Iviv kishte pranuar ftesë nga selektori i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, por që nuk kishte arritur të paraqitej për “Dardanët”, pasi që ishte me skuadrën e Flamurtarit në Antalia të Turqisë.
Për vendimin e tij kishin shkruar edhe mediat në Serbi, të cilat e kishin konsideruar si skandaloze veprimin e të riut serb.
Duket që ky presion nga Beogradi ka ndikuar edhe në zyrtarët e Komunës së Graçanicës të cilët e kanë marrë këtë vendim.
Ivic ditë më parë deklaroi se do të pranojë ftesën e Kosovës dhe do të jap maksimumin për fanellën “Dardane”./gazetmetro.net