Loading…

Tha se ‘ka ardhur kot’: Dodik ‘përpin’ fjalët e takohet me Escobarin

  • 08/11/2021 | 12:34

Tha se ‘ka ardhur kot’: Dodik ‘përpin’ fjalët e takohet me Escobarin

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik pas takimeve me anëtarët tjerë të Presidencës së BeH, Zheljko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, raporton gazeta boshnjake, Avaz.


Në prag të vizitës së tij në Bosnjë e Hercegovinë, Escobar tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se së pari do të bisedonte me ambasadorin e SHBA-së në BeH, Eric Nelson në Sarajevë përpara se të shpallte sanksionet e mundshme, pa specifikuar se për çfarë sanksione bëhet fjalë.

“Është në tavolinë. Por unë dua t’u them njerëzve të BeH se nuk do të ketë luftë të re. Ne, komuniteti ndërkombëtar, partnerët tanë në Evropë, duam të sigurohemi që angazhimi ynë për paqen dhe sigurinë për njerëzit e rajonit të jetë i ndërsjellë. Sa i përket dobësimit të institucioneve qendrore, arsyeja është korrupsioni. Dodik dëshiron ta mbrojë pushtetin dhe paratë e tij. Kërkoj nga njerëzit që të mos bien pre e kësaj”, tha Escobar.

Sot gjatë ditës, Dodik do të flasë në ndërtesën e qeverisë së Republika Srpskas në Lukavicë.

Pas takimit me Zëvendësndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, kryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq tha se mesazhet e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin ishin se nuk do të ketë luftë dhe se Marrëveshja e Dejtonit ishte dhe mbetet burimi i politikës amerikane atje.

Dje, anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Millorad Dodik tha se i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar “ka ardhur kot”, nëse mendon se ai është shkaktari i krizës në Bosnjë.

“Nëse nuk ndryshon optikën dhe shikon faktet që janë të dukshme, atëherë ai vetë do të kontribuojë në atrofinë e vendit, të cilin amerikanët, përmes Përfaqësuesve të Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës, e kanë modeluar të gjitha vitet e mëparshme sipas dëshirës së myslimanëve”, tha Dodik dje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë