Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se e ka ftuar për vizitë në Prishtinë kongresistin amerikan, republikanin Gregory Meeks, pas takimit me të në Washington të SHBA-së.
Kurti diçka të tillë e ka thënë në ‘Twitter’-in e tij teksa ritheksoi deklaratat e Meeks, se Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës dhe krimet e kryera në të kaluarën.
“I nderuar që takova Gregory Meeks. Meeks riafirmoi se marrëdhëniet me Kosovën janë të rëndësishme për SHBA-në dhe se Serbia duhet të njohë krimet e së kaluarës dhe Republikën e Kosovës”, shkruan Kurti.
“Mezi pres ta mirëpres atë në Prishtinë”, përfundon postimi i Kurtit në ‘Twitter’.
Honored to meet @RepGregoryMeeks, @HouseForeign Affairs Committee Chairman. CM Meeks reaffirmed that relationship w/ Kosova is important to US, and that Serbia must both recognize the crimes of its past & recognize Republic of Kosova. I look forward to welcoming him to Prishtina. pic.twitter.com/6N6vOOyPIh
— Albin Kurti (@albinkurti) May 20, 2022