Loading…

Thaçi: Anton Çetta, ky njeri i urtë dhe humanist i madh

  • 03/11/2019 | 09:49

Thaçi: Anton Çetta, ky njeri i urtë dhe humanist i madh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar, Anton Çettën në 24 vjetorin e vdekjes, duke thënë se a ishte një humanist i shquar dhe njëri i urtë, i cili pajtoj mijëra raste të gjakmarrjes, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi shkroi se Anton Çetta dha kontribut të gjerë humanitar dhe kombëtar, duke pajtuar mijëra raste të gjakmarrjes, në vitet me të rënda, dhe se si njeri i urtë ai hyri në historinë e re të Kosovës si pajtues i gjaqeve dhe mbledhës i thesarit të çmuar të trashëgimisë sonë folklorike.

Para 24 viteve vdiq albanologu, humanisti i shquar dhe njeriu i urtë Anton Çetta, që hyri në historinë e re të Kosovës si pajtues i gjaqeve dhe mbledhës i thesarit të çmuar të trashëgimisë sonë folklorike. Në vitet më të rënda të dekadës së fundit të shekullit që shkoi, Anton Çetta dha kontribut të gjerë humanitar dhe kombëtar, duke pajtuar mijëra raste të gjakmarrjes”, ka shkruar Thaçi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]ametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë