Loading…

Thaçi: Askush s’ka të drejtë ta mbajë peng Kosovën

  • 17/02/2017 | 22:22

Thaçi: Askush s’ka të drejtë ta mbajë peng Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Samitin e Sigurisë që po mbahet në Munich të Gjermanisë, ka thënë se progresi nëntëvjeçar i Republikës së Kosovës, është vlerësuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, liderët evropianë dhe të vendeve tjera.


Ai ka thënë se pjesëmarrja në këtë Samit, është një mundësi e mirë për Kosovën, pasi takohen me liderë botërorë.

“Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sigurisë këtu në Munich, ku marrin pjesë liderë të ndryshëm nga e gjithë bota, është një mundësi shumë e mirë për Kosovën që të takohemi me liderë botërorë, që t’i informojmë për sukseset që ka arritur Kosova, në veçanti në këtë përvjetor të 9-të të pavarësisë, të këtij suksesi dhe progresi të vlerësuar nga të gjithë, edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump, gjithashtu edhe nga liderë të tjerë të Bashkimit Evropian dhe liderë të vendeve tjera”, tha Thaçi pas takimit me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ai po ashtu theksoi se sot kishin mundësi që të dëgjojnë mesazhe konkrete dhe me vizion të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Mattis, dhe të liderëve të tjerë, ndërsa shtoi se Kosova është duke punuar maksimalisht që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe e OKB-së.

“Edhe në takimin që zhvillova sot me zonjën Mogherini, diskutuam gjithashtu për hapat e avancimit të agjendës evropiane për Republikës e Kosovës, në veçanti që të ndodhë shumë shpejt liberalizimi i vizave. E që të ndodhë kjo, unë dua të shpresoj që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe pastaj gjithçka është e mbyllur, sepse Bashkimi Evropian është i gatshëm për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave”, tha Thaçi dhe shtoi se askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng të ardhmen evropiane të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë