Loading…

Thaçi: BE-ja nuk mërzitet për kredibilitetin e saj në Kosovë

  • 18/11/2016 | 11:26

Thaçi: BE-ja nuk mërzitet për kredibilitetin e saj në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit,  tha se Bashkimi Evropian  nuk është duke u mërzitur për kredibilitetin e tij në Kosovë.

“Pasi që kushtet për liberalizimin e vizave mund të prishin krediblitetin e BE-së, në Kosovë BE-ja nuk është duke u mërzitur për kreditilitetin e saj, dhe kam frikë se kjo nuk do të kalojë pa pasoja”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu ai tha se një ndër shtyllat kryesore të rendit kushtetues të Kosovës, është parimi i sundimit të ligjit dhe se institucionet e vendit kanë arritur rezultate të prekshme, transmeton gazetametro.net.

“Institucionet e vendit si Qeveria, Kuvendi, Agjencioni Kundër Korrupsioni, Policia e Kosovës, Prokuria dhe Gjykata kanë arritur rezultate të prekshme për sundimin e ligjit”, ka thënë i pari i vendit.

Presidenti i vendit, tha se besimi i qytetarëve është i rëndësishëm dhe se duhet të kenë besim në institucionet e vendit.

“Qytetarët duhet të kenë besim te institucionet e zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë. Ne si përfaqësues jemi në dijeni për punën që po bëhet, e rëndësishme për ne është besimi i qytetarëve. Por jo gjithmonë qytetarët thonë gjendjen reale”, tha Thaçi.

Thaçi tha se Kosova po bënë shumë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, më shumë se çdo vend tjetër në rajon dhe se do vazhdojë të bëjë këtë luftë edhe më tutje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë