Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të betejës së Koshares. Nga atje, presidenti Thaçi edhe njëherë ka ripërsëritur se Kosova është shumë afër krijimit të ushtrisë së saj.
“Në këto dy dekada, Kosova ka pasur procese shumë të rëndësishme. Themelimin e UÇK-së, formimin e TMK-së, shpalljen e pavarësisë, më pas formimin e Forcave të Sigurisë. Ndërsa tani është shumë afër krijimit të ushtrisë së saj. Në ditët, javët apo muajt në vazhdim ushtria e Kosovës do të themelohet. Kjo është e sigurt. Kosova do të ketë ushtrinë e saj, do të ruaj partneritetin me NATO-n dhe aleatët ndërkombëtarë. Kosova do të ketë ushtrinë si të gjitha shtetet e rajonit”, ka thënë presidenti Thaçi.