Loading…

Thaçi bisedë telefonike me Erdogan

  • 29/03/2018 | 22:03

Thaçi bisedë telefonike me Erdogan

Mediat turke raportojnë se sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti Hashim Thaçi kanë biseduar në telefon. Por, këto media, nuk e përmendin fare kidnapimin e gjashtë ‘gylenistëve’. Ato thonë se ata kanë folur për rastin e Marko Djuricit dhe dialogut Kosovë – Serbi.


Erdogan sipas mediave turke, përveç Thaçit ka telefonuar edhe presidentin serb Aleksandar Vucic, përcjell gazetametro.net.

Sipas informacioneve nga burimet presidenciale nga agjencia shtetërore turke e lajmeve AA, bisedimet u fokusuan në tensionin që u ngrit të hënën nga aksioni i policisë së Kosovës për arrestimin e Marko Djuricit.

Presidenti Erdogan kjo media thotë ti ketë kërkuar Serbisë dhe Kosovës që të kujdesen maksimalisht për të siguruar që të mos dëmtohet dialogu Beograd-Prishtinë.

Tutje kjo media thotë se dialogu është jetik për paqen dhe qetësinë, dhe ka ofruar se Turqia është e gatshme të japë çdo kontribut në këtë drejtim.

Për këtë bisedë telefonike nuk ka folur fare presidenti Thaçi, dhe nuk dihet nëse të dy presidentët kanë folur edhe për arrestimin dhe depërtimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë