Loading…

Thaçi bisedon në telefon me Erdoganin, presidenca turke tregon çfarë diskutuan

  • 03/08/2020 | 10:50

Thaçi bisedon në telefon me Erdoganin, presidenca turke tregon çfarë diskutuan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke ia uruar atij festën e Kurban Bajramit.


Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, përpos bisedës së zhvilluar me Thaçin, Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryetarin e Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviç, presidentin e Afghanistanit, Ashraf Ghani dhe presidentin e Indonesisë, Joko Widodo, transmeton sinjali.

Liderët kanë theksuar angazhimin e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit për çështjet rajonale, thotë njoftimi.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë