Loading…

Thaçi deklarohet nga Davosi, para diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor

  • 21/01/2020 | 09:30

Thaçi deklarohet nga Davosi, para diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Davosi ka thënë se atje do të shprehë synimet e Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Presidenti ka thënë se Kosova ka synime për një perspektivë të qartë dhe fqinjësi të mirë mes vendeve të rajonit.

“Në Davos të Zvicrës, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor. Në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit do të shprehë edhe një herë synimet e Republikës së Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe për një fqinjësi të mirë në mes të të gjitha vendeve të rajonit tonë”, ka thënë ai.

Presidenti ka udhëtuar dje për në Davos të Zvicrës, ku do të marrë pjesë Forumin Ekonomik Botëror.

Kreu i shtetit do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

Po ashtu, ai pritet të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare të shtruar nga organizatorët e Forumit Botëror Ekonomik për udhëheqësit e shteteve në Davos./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë