Loading…

Thaçi dekreton guvernatorin e ri, do të ketë pagë mbi 4 mijë e 300 euro

  • 29/03/2018 | 11:28

Thaçi dekreton guvernatorin e ri, do të ketë pagë mbi 4 mijë e 300 euro

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.


Presidenti Thaçi ka thënë se Banka Qendrore ka arritur të mbajë stabil sistemin financiar në Kosovë, transmeton gazetametro.net.

“Si institucion rregullativ në sistemin financiar, në përputhje me standardet bashkëkohore, BQK-ja i ka kontribuar zhvillimit dhe rritjes ekonomike”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, guvernatori Mehmeti ka thënë se Banka Qendrore i ka mbështetur në vazhdimësi politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë së Kosovës.

“Ne do ta ruajmë stabilitetin financiar, duke promovuar sisteme të sigurta, efikase dhe të qëndrueshme”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

Presidenti Thaçi i ka dëshiruar suksese guvernatorit Fehmi Mehmeti në detyrën e re.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë