Loading…

Thaçi dhe Borrell, pajtohen për zgjatje të mandatit të EULEX’it në Kosovë

  • 11/07/2020 | 15:11

Thaçi dhe Borrell, pajtohen për zgjatje të mandatit të EULEX’it në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pajtuar për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të misionit të EULEX’it në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi ka rëndë dakord me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell për zgjatje teknike, kjo po bëhet pasi që pandemia ka pamundësuar negociatat për të ardhmen e mandatit të EULEX-‘it.

Në këtë letërkëmbimi mes Thaçi dhe Borrellit, shprehet gatishmëria e Kosovës që “në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVA”) gjatë këtyre rrethanave të jashtëzakonshme, Kosova pajtohet për një zgjatje teknike të EULEX KOSOVA, më së voni deri më datën 14 qershor 2021”.

Po ashtu Thaçi ka shprehur mbështetjen për misionin, duke konfirmuar se institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbështesin në tërësi mandatin e “EULEX KOSOVA” në përputhje me dokumentet e nënshkruara deri tani.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë