Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri serb Aleksandar Vucic kanë biseduar me telefon. Siç është kumtuar nga qeveria serbe, e më pash edhe nga presidenti Thaçi përmes një njoftimi në Twitter, tema e bisedës ishin rëndësia e vizitës së Frederica Mogherini’it në rajon të Ballkanit Perëndimor.
Dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se bisedimet dhe dialogu në mes të dy vendeve është me rëndësi thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe kanë theksuar angazhim për implementimin e marrëveshjes së Brukselit, përcjellë gazetametro.net.
Thaçi me këtë rast ka thënë se ai beson që dialogu do të sjellë një epokë të re në Ballkan.
Frederikca Mogherini dje informoi ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes mbi vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndërsa të enjten do të informojë shefat e shteteve të anëtarëve të Bashkimit Evropian.
Mogherini pas takimit ka thënë se ministrat “kanë theksuar mesazhin e qartë dhe unanim regjionit dhe çdonjërit prej gjashtë partnerëve në Ballkanin Perëndimor”. /gazetametro.net