Loading…

Thaçi dhe Walker i shtrëngojnë duart njeri-tjetrit dhe drekojnë bashkë

  • 15/01/2020 | 17:47

Thaçi dhe Walker i shtrëngojnë duart njeri-tjetrit dhe drekojnë bashkë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe në Reçak, si dhe ka mbajtur një fjalim në përkujtim të viktimave të masakrës së Recakut, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori William Walker, transmeton Gazeta Metro.


Thaci e Walker janë parë të kenë pasur një dorështrëngim miqësor, ndërkaq sipas informacioneve nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Përvjetorit të Masakrës së Recakut, Thaci dhe Walker kanë drekuar bashkë pas përfundimit të manifestimit përkujtimor.

Madje, Thaci ka pasur edhe një dedikim të veçantë për ambasadorin Walker, ku tha se Walker ishte i vetmi që e vizitonte Kosovën atëherë kur askush tjetër nuk vinte për vizitë, për cka edhe e ka falënderuar në emër të qytetarëve të Kosovës.

Kujtojmë se presidenti i vendit sot ka kujtuar masakrën e Reçakut dhe ka thënë se heshtja dhe amnistia ndërkombëtare e gjenocidit serb të kryer në Kosovë i ka zhgënjyer të gjithë qytetarët tanë, veçanërisht familjarët e atyre që më nuk janë në mesin tonë../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë