Loading…

Thaçi: Do ta mbaj premtimin për dorëheqje (Video)

  • 26/03/2017 | 13:00

Thaçi: Do ta mbaj premtimin për dorëheqje (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se do të presin që deputetët serbë të kthehen në institucionet e Kosovës dhe t’i votojnë ndryshimet kushtetuese për ta themeluar ushtrinë e Kosovës, por nëse kjo nuk ndodhë, kreu i shtetit është i bindur se këtë do ta bëjnë përmes projektligjit që ai ka iniciuar, e i cili tani gjendet në Qeveri për komente nga ana e ekzekutivit.


Në  një intervistë për KosovaPress, presidenti Thaçi thotë se iniciativa e tij nuk është nxitim, madje e quan të vonuar.

Ai thotë se që nga viti 2014, kur është bërë rishikimi i sektorit të sigurisë dhe kur dështoi themelimi i ushtrisë, ka kërkuar rikthimin e kësaj çështje në Kuvendin e Kosovës, porse deputetët serbë kanë bllokuar meqë janë të urdhëruar nga Beogradi për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese që mundësojnë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

“Unë jam plotësisht në favor të ndryshimeve kushtetuese, sepse do të ishte me interes të përbashkët sepse të gjithë të jemi në këtë proces vendimmarrës, por aktualisht Lista Serbe e ka thënë qartë se nuk e voton, sepse është urdhëruar nga Beogradi që të mos e votojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Unë dhe gjithë spektri politik do të presim deri në sekondat e fundit ardhjen e votimin e Listës Serbe për ndryshimet kushtetuese, ndërsa poqë se kjo nuk ndodhë, atëherë ne do të vazhdojmë me projektligjin që kam iniciuar”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi kur e ka nisur këtë iniciativë ka dhënë edhe një premtim, duke thënë se nëse projektligji shkon në Kuvend dhe nuk kalon, atëherë do të jap dorëheqje, premtim të cilin thotë se do ta mbajë.

“Deklarata ime ka qenë shumë e qartë që nëse projektligji shkon në Kuvend dhe nuk votohet, atëherë jap dorëheqje, kjo qëndron edhe sot, por unë kam besim se deputetët do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre dhe e theksoj edhe një herë një konsensus të tillë të skenës politike Kosova nuk ka përjetuar kurrë në historinë e vet. Nëse deklaratën e pavarësisë së kanë nënshkruar 109 deputetë, tash minimum 110 deputetë do të jenë për të votuar ushtrinë e Kosovës”, u shpreh Thaçi.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë