Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën nga ora 10:00 do të mbajë takimin e dytë konsultativ për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Thaçi për herë të parë ka prezantuar idenë për këtë komision më 13 shkurt duke thënë se Kosova do të jetë i pari vend në rajon që merr një nismë të tillë.
Mirëpo, për këtë gjë ai pranoi edhe kritika. Familjarët e të pagjeturve e vlerësuan si nismë ofenduese ndaj tyre, duke ditur qasjen e shtetit serb krahas kësaj situate.
Ish-lideri i PDK’së u shpreh se ky forum ka për qëllim që ta ndihmojë normalizimin e raportit Kosovë-Serbi. /gazetametro.net