Presidenti Hashim Thaçi është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe Boris Johnson.
Thaçi ka thënë se jemi të inkurajuar të vazhdojmë rrugën e integrimit në NATO dhe BE.
“Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së. Ne jemi të inkurajuar që të vazhdojmë rrugën e integrimit në NATO dhe BE, por, jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së, që po i krijon hapësirë të tjerëve të shtrijnë ndikimin në rajon”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa Kryediplomati britanik Boris Johnson ka shprehur përkrahjën për aspiratën e tërë rajonit për anatrsim në BE.
“Mbështesim angazhimin për bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor në rajon”, ka thënë ai.