Loading…

Thaçi: Duhet të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve

  • 03/11/2016 | 19:49

Thaçi: Duhet të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka biseduar sot me përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të sërbëve të Kosovës.

Siç thuhet në një njoftim për media të dërguar nga Zyra e Presidenit, Thaçi ka theksur se sa më parë duhet të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve.

Ai ka thënë se kjo çeshtje duhet të hapet edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

“Duhet që kjo çështje të hapet edhe në Bruksel, në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, që të gjitha instancat, të gjitha institucionet, të punojnë që sa më parë të zgjidhet dhe të mbyllet kjo dhimbje dhe kjo vuajtje”, ka thënë Thaçi.

Edhe përfaqësuesit e familjarëve ishin të pajtimit që kjo të jetë njëra nga temat kryesore në dialogun në Bruksel.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë