Loading…

Thaçi e Haradinaj i kundërpërgjigjen Serbisë: Tonet kërcënuese ,pa asnjë efekt në Kosovë

  • 28/03/2018 | 18:12

Thaçi e Haradinaj i kundërpërgjigjen Serbisë: Tonet kërcënuese ,pa asnjë efekt në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj me të cilin kanë biseduar për shumë çështje politike dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit.


Sipas njoftimit nga presidenca, liderët e shtetit kanë folur edhe për përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave.

“Ishte konstatim i përbashkët se Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Presidenca ka theksuar se në takim është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, “gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, është thënë në takim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë