Loading…

Thaçi e Mustafa në shërbim të njerëzve të Milloshevicit e Sheshelit

  • 24/01/2017 | 13:58

Thaçi e Mustafa në shërbim të njerëzve të Milloshevicit e Sheshelit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kundërshtuar edhe një herë bisedimet që po zhvillohen në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj e ka vlerësuar këtë dialog si nënshtrim për shqiptarët.


Nga Franca, ku po mbahet në arrest me urdhërarrest serb, Haradinaj ka akuzuar presidentin Thaçi dhe kryeministrin Mustafa se po poshtërojnë Kosovën me këtë dialog, transmeton gazetametro.net.

“Bisedimet e Hashim Thaçit e Isa Mustafës me sherbëtorët e Millosheviqit e të Sheshelit, për tërheqjen Listës së të Përndjekurve të Serbisë, ku ndodhet edhe emri im, është poshtërimi i radhës që po i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij social Facebook.

Kujtojmë që Haradinaj po mbahet në Francë që prej 4 janarit. /gezetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë