Loading…

“Thaçi e pranoi se ai deportoi ‘gylenistët’, tash do rrëzimin e qeverisë”

  • 31/03/2018 | 13:39

“Thaçi e pranoi se ai deportoi ‘gylenistët’, tash do rrëzimin e qeverisë”

Deputeti Ilir Deda, duke u bazuar në konferencën për media të presidentit, thotë se Hashim Thaçi e pranoi se është ai që ka bërë deportimin e gjashtë shtetasve turq të kërkuar nga pushteti i Erdoganit.


Pas kësaj sipas Dedës, Thaçi do të provojë rrëzimin e qeverisë.

“Thaçi sot e pranoi që është kryepërgjegjësi për veprimin e errët me 6 shtetasit turq, uzurpimin e kompetencave, dhe që e ka shkelë Kushtetutën. Njejtë, e hapi konfliktin e brendshëm politik. Tash do të provojë ta rrëzojë Qeverinë, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta thellojë kaosin politik”, ka thënë Dedaj.

Ai ka kërkuar që javën e ardhshme duhet të themelohet komisioni hetimor parlamentar për rastin e deportimit të shtetasve turq.

“Javën tjetër me çdo kusht duhet ta themelojmë Komisionin hetimor parlamentar”, ka thënë Deda. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë