Loading…

Thaçi e Rama takohen në Tiranë

  • 28/02/2019 | 23:05

Thaçi e Rama takohen në Tiranë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë darkuar sot së bashku në një lokat të Tiranës, transmeton Gazeta Metro.


Pas një shëtitjeje të qetë dhe i vetëm në rrugët kryesore të Tiranës të Presidentit Thaçi, burime pranë stafit të z. Rama kanë thënë për ResPublica se Kryeministri është duke darkuar në këto momente me Thaçin në lokalin “Padam”, pranë ish-Radio Televizionit Shqiptar.

Thaçi shoqërohet nga njerëz të stafit të vet, ndërkohë Rama nga njerëz që ai frekuenton rëndom.

Takimi në mjedise të tilla jozyrtare është i dyti pas atij në shtëpinë e re të presidentit të Kosovës në afërsi të Prishtinës, ku Rama ishte prezent dhe shpërndau edhe një foto të posaçme.

Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Kosovës janë dy ndër politikanët shqiptarë që së fundmi janë koordinuar të paktën për çështjen e marrëveshjes me Serbinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë