Loading…

Thaçi: Ende askush nga Serbia nuk u dënua për 400 masakrat në Kosovë

  • 26/09/2020 | 15:18

Thaçi: Ende askush nga Serbia nuk u dënua për 400 masakrat në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e Arbërisë së Epërme, ku edhe ka thënë se ende askush nga Serbia nuk është dënuar për këtë krim, transmeton Gazeta Metro.


Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç.

Këtë masakër e ka përkujtuar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, ku ka thënë se për këtë krim ende askush nuk është dënuar.

“Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar”, ka shkruar Thaçi.

Tutje ai është shprehur se themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit. /gazetametro.net 

Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në…

Publiée par Hashim Thaçi sur Samedi 26 septembre 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë