Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, para mediave ka folur shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Ai tha se Lista Serbe u kthye në kuvend për ta shpëtuar mandatin e saj.
Konjufcka bëri të ditur se në këtë mbledhje të kryesisë nuk ka qenë në rend të ditës projektligji për Ushtrinë.
“Javën e kaluar e patëm qëndrimin e zbutur të Presidentit Thaçi, që thotë që kryesia s’mund të bëhet pa ndërkombëtarët, unë mendoj që presidenti është tërhequr, deklaratat e tij tash janë që nuk do të shkojmë në mënyrë të njëanshme”, tha Konjufca, përcjell gazetametro.net
Ai ka shtuar se nuk guxon assesi që krijimi i Ushtrisë të varet nga Lista Serbe.