Loading…
Thaçi falënderon deputetët për miratimin e ligjit të OJQ’ve
  • 15/04/2019 | 20:17

Thaçi falënderon deputetët për miratimin e ligjit të OJQ’ve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e rekomandimeve të tij për ligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, transmeton Gazeta Metro.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sugjerimet e Presidentit Thaçi dhe se ky ligj është bazik për forcimin e demokracisë.

Postomi i plotë i Presidentit Thaçi:

“Liria e Asociimit dhe funksionimit të Organizatave Joqeveritare është bazike për forcimin e demokracisë dhe çdo shoqërie civile. I falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin me rekomandime të mia të Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të cilat ishin në përputhje me shqetësimet e vetë përfaqësuesve të shoqërisë civile në vendin tonë. Është qenësor respektimi në plotni i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për grupime dhe organizime të ndryshme, në përputhje të plotë me vlerat perëndimore dhe frymën e Kushtetutës sonë!”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë