Loading…

Thaçi falënderon Grenellin pas zhbllokimit të fondeve të MCC

  • 07/06/2020 | 00:13

Thaçi falënderon Grenellin pas zhbllokimit të fondeve të MCC

Me vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit, menjëherë erdhi zhbllokimit i fondeve të MCC’së për Kosovën, ndërsa ka pasur shumë reagime pozitive, transmeton Gazeta Metro.


Pothuajse të gjithë liderët kosovarë e përshëndetën këtë vendim, përveç liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti i cili ka qenë me i zëshmi dhe me i zhurmshmi për ta mbajtur reciprocitetin përkundër paralajmërimeve të SHBA’vë për ndalje të fondeve dhe ndihmave ndaj Republikës së Kosovës.

Ndërsa ne mesin e reagimeve ka qenë edhe ai i presidenti të Kosovësvendit, Hashim Thaçi, i cili ka reaguar për herë të dytë, veçse tani në Twitter, ku ka përmendur edhe emisarin special të SHBA’ve për dialogun, Richard Grenell.

Thaçi falënderoi Grenell për angazhimin dhe mbështetjen në procesin e dialogut si dhe agjendën për zhvillimin ekonomik.

“Një vendim i mirëpritur të shtunën nga MCC për zhbllokimin e investimeve në Kosovë përmes programeve multimilionëshe në energji dhe qeverisje të mirë. Faleminderit Richard Grenell për mbështetjen në dialog por edhe për agjendën për zhvillim ekonomik”, ka shkruar Thaçi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë