Loading…

Thaçi falënderon Poloninë për donacionin që bëri ndaj Kosovës

  • 23/05/2020 | 21:51

Thaçi falënderon Poloninë për donacionin që bëri ndaj Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar homologun e tij nga Polonia, Andrzej Duda për donacionin e rreth 50 mijë maskave për mjekët kosovarë, si dhe një mijë litra lëng dezinfektues që u transportuan në 18 maj, dhurim ky që është bërë dje nga kontigjenti ushtarak polak i cili operon me Forcën e Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR), transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Twitter, i pari i shtetit, ka falënderuar edhe këta të fundit të cilët kanë ndihmuar në shpërndarjen e këtij donacioni.

“Mirënjohës për Andrzej Duda, President i Polonisë, për donacionin për Kosovën për të luftuar pandeminë # COVID19. Gjithashtu shumë mirënjohës për kontigjentin polak në # KFOR për shpërndarjen e tyre. Së bashku do të dalim më të fortë!”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Në ditën e premte, konkretisht më 23 maj, kontigjenti ushtarak polak që operon me Forcën e Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR) ka shpërndarë pajisje sanitare dhe mbrojtëse personale në Institucionet Shëndetësore në Kosovë, si pjesë e përgjigjes së Aleatëve të NATO’s ndaj pandemisë COVID-19.

KFOR ka siguruar mbështetje logjistike për shkarkimin dhe shpërndarjen vijuese të furnizimeve të dhuruara. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë