Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin e tij për vendimin e Singaporit që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Faleminderit Singapor për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, ka shkruar presidenti Thaçi në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
“Shumica e vendeve të Kombeve të Bashkuara e kanë bërë këtë, kështu Kosova po e forcon pozitën e saj në botë”, ka shtuar Thaçi.
Singapori është vendi i 113 që ka njohur Kosovën që nga shpallja e pavarsisë më 17 shkurt 2008./gazetametro.net