Loading…

Thaçi flet për bisedat private me Kurtin: Po t’i dëgjonte këshillat e mia, sot do të ishte në zyrë

  • 04/06/2020 | 23:00

Thaçi flet për bisedat private me Kurtin: Po t’i dëgjonte këshillat e mia, sot do të ishte në zyrë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar takimet e tij me ish-kryeministrin, Albin Kurti ku ka thënë se të njëjtat kanë qenë formale, por që ky vetëm e ka këshilluar dhe se po ta dëgjonte do të ishte ende në pushtet, shkruan Gazeta Metro.


Kështu deklaroi ai sonte në një intervistë për ‘Opinion’, ku tha se në takimet formale me Kurtin, kanë dëgjuar njëri-tjetrin, por nuk ka pasur ndonjë gjë konkrete.

“Unë jam munduar ta kshilloj Kurtin, po t’i dëgjonte këshilltat e mia do të ishte në zyrë aty ku ka qenë. Kanë qenë takime formale ato me të, kanë qenë të dëgjimit me respekt e kemi dëgjuar njëri-tjetrin. Por, nuk ka pasur diçka konkrete.”, ka thënë Thaçi.

Ndër të tjera, Presidenti ka folur edhe për qeverisjen e Kurtit, ku tha se gjatë saj ish-kryeministri ka prishur marrëdhëniet me Shqipërinë dhe me SHBA’të, shkruan Gazeta Metro.

“Kurti i ka treguar vet rrethanat që të shkarkohet nga 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai i ka prishur marrëdhëniet me Shqipërinë, ka treguar mosbesim ndaj SHBA’së. Duke e vlerësuar Shtëpinë e Bardhë si të Kuqe ose të Verdhë, është gabim strategjik.”, tha ai.

Kujtojmë se marrëdhëniet mes Thaçit dhe Kurtit ditëve të fundit kanë qenë shumë të tensionuara.

Dy liderët kanë shprehur haptas mospëlqimin ndaj njëri-tjetrit duke hedhur akuza në emisione e debate televizive, si dhe përmes rrjeteve sociale./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë