Loading…

Thaçi godet Haradinajn: Kurrë nuk ka qenë në tryezën e bisedimeve ndryshimi i kufijve, është një mashtrim publik e elektoral

  • 22/09/2019 | 23:27

Thaçi godet Haradinajn: Kurrë nuk ka qenë në tryezën e bisedimeve ndryshimi i kufijve, është një mashtrim publik e elektoral

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Zërit të Amerikës se asnjëherë nuk ka qenë në tryezën e bisedimeve mundësia e ndryshimit të kufijve, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti Thaçi tha se asnjëherë nuk ka qenë në tryezën e bisedimeve mundësia e ndryshimit të kufijve, ide që ishin hedhur në verën e vitit të kaluar si mundësi për të arritur një marrëveshje ndërmjet palëve.

Ai tha se kurrë nuk ka qenë në tryezë të bisedimeve ndryshimi i kufijve të Kosovës, sipas tij integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

“Kurrë nuk ka qenë në tryezë ndryshimi i kufijve. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm. Të gjithë ata që kanë folur për ndryshim të kufijve të Kosovës kanë prezantuar një mashtrim për opinionin publik me karakter elektoral. Territori i Kosovës është i paprekshëm. Por unë gjithmonë respektoj të drejtën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës. Të gjitha opinionet tjera janë gënjeshtra”, tha ai.

Vazhdimi i bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve në Kosovë dhe diplomatët shpresojnë që kjo të ndodhë para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka akuzuar hapur presidentin Thaçi se ka dashur ndryshimin e kufijve të Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë