Loading…

Thaçi i bindur: Vetëm serbët nuk e votojnë ushtrinë, pakicat tjera janë pro

  • 12/03/2017 | 16:27

Thaçi i bindur: Vetëm serbët nuk e votojnë ushtrinë, pakicat tjera janë pro

Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i bindur se ka votat e komuniteteve tjera, përveç serbëve, për të kaluar projektligjin që FSK’së ia ndërron mandatin nga civil në ushtarak.


Ai këtë e ka konfirmuar në llogarinë e tij  në Twitter, me ç’rast ka falenderuar komunitetet joshumicë për përkrahje, shkruan gazetametro.net.

“Deputetët dhe përfaqësuesit të komunitetit turk, boshnjak, romë, ashkali, egjiptianë dhe malazezë, të gjithë mbështetin ligjin për FSK-në. Faleminderit!”, ka shkruar Thaçi në Tëitter.

Ndërkaq, sot përmes një komunikate Slobodan Vujicic, lider i malazezëve të Kosovës, ka mbështetur transformimin e FSK’së në ushtri. Ky komunitet ka bërë publike përkrahjen e tyre për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, duke vlerësuar se një gjë e tillë është në të mirën e paqes në Ballkan.

Thaçi dhe FSK

Ndërkohë, Thaçi para disa ditësh ka premtuar se në rast se ky projektligj shkon në Kuvend dhe nuk kalon, ai do të jepte dorëheqje.

Ndryshe, tani projektligji që shndërron FSK’në në ushtri është dërguar në Qeveri për mendim, dhe i njëjti pritet të procedohet në Kuvend./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë