Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në diskutimin e organizuar nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sigurisë, ka thënë se ai nuk është personi që do i prish marrëdhëniet me ndërkombëtarët për krijimin e ushtrisë.
“E kam ruajtur bashkëpunimin me bashkimin evropian si sytë e ballit, dhe për këtë çështje fleni dath”, ka thënë Thaçi.
Ai tha sot se transformimi i FSK-së nuk do të këtë implikim ne mandatin e KFOR-it dhe NATOS që buron nga Rezoluta 1244 dhe se as sot FSK asnjë veprim nuk e ndërmerr pa u konsultuar me KFOR-in.
( I plotësuar)
Thaçi është i sigurtë se 110 deputetë do votojnë për krijimin e ushtrisë.
Ai ka thënë, se për shpalljen e pavarësisë së Kosovës kanë votuar 109 deputetë, ndërsa ushtrinë do ta votojnë 110 deputetë.