Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka komentuar reagimet në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në ceremoninë e organizuar në Paris ku u shënua 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Thaçi ka zbuluar në Zona B se ka ftuar dy presidentët, atë të SHBA’së, Donald Trump dhe atë rus Vladimi Putin, për një vizitë në shtetin e Republikës së Kosovës, njofton gazetametro.net.
“Kam ftuar në Kosovë në një vizitë presidentin e SHBA’së, Donald Trump, dhe po ashtu kam ftuar për një vizitë edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të cilët do të i prisja me protokoll zyrtar”, tha Thaçi.
Thaçi ka thënë se takimi me presidentin e Amerikës ka qenë një nga takimet më të mira dhe se Trump i ka dhënë atij një mbështetje shumë të madhe për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
Po ashtu ai ka përmendur edhe takimin me presidentin rus Putin, duke thënë se edhe ai ka reflektuar mjaftë mirë në këtë takim duke përkrahur çdo lloj marrëveshje që del nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë./gazetametro.net