Loading…

Thaçi i kundërpërgjigjet Kurtit nga takimi me Pompeon: Kosova së shpejti në NATO

  • 26/02/2020 | 20:45

Thaçi i kundërpërgjigjet Kurtit nga takimi me Pompeon: Kosova së shpejti në NATO

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi ka treguar se me Pomepon kanë biseduar për rrugëtimin e Kosovës e cila është në përputhje të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti ka deklaruar Kosova gëzon marrëdhënie të shkëlqyer me SHBA’të dhe po vazhdon t’i thellon ato edhe më shumë.

Ai ka falënderuar Sekretarin Pompeo për angazhimin dhe përpjekjet e tij për integrimin e plotë të Kosovës në familjen Euro-Atlantike në NATO.

“Një shkëmbim i shkëlqyeshëm dhe dakordim për rrugëtimin përpara. SHBA & Kosova gëzojnë marrëdhënie të mrekullueshme dhe do të vazhdojmë t’i thellojmë. Ju faleminderit Sekretari Pompeo për përkushtimin tuaj në mbështetjen e integrimit të plotë të Kosovës në familjen Euro-Atlantike. Kosova është e bekuar me besimin dhe partneritetin e SHBA’së”, ka shkruar Thaçi në Twitter, transmeton Gazeta Metro.

Po ashtu Thaçi ka shfrytëzuar që nga ky takim ta publikon edhe një video nga takimit i tij me Pompeon./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë