Loading…

Thaçi i tha djall, Vucici e paralajmëron: Më mirë dialog, se sa një luftë që do të përfundonte brenda ditës

  • 08/11/2018 | 10:47

Thaçi i tha djall, Vucici e paralajmëron: Më mirë dialog, se sa një luftë që do të përfundonte brenda ditës

Presidenti serb, Aleksandër Vucic para takimit me presidentin kosovar, Hashim Thaçin në Bruksel, ka reaguar për deklaratën e të këtij të fundit se ‘më parë do dialogonte me një djall sesa me Vucicin’, transmeton gazetametro.net.


Vucic ka thënë se as për të nuk është e këndshme të bisedojë me ‘Thaçin’, por si shprehet ai, ‘më mirë të negociosh për 100 vjet se sa të luftosh një ditë’.

‘Unë nuk dua të dorëzohem për vlerësime personale, edhe nëse nuk është aspak e këndshme për të dialoguar me Thaçin apo ndonjë prej tyre. Por, siç e kam përsëritur disa herë, është më mirë të negociosh për 100 vjet se sa të luftosh një ditë – tha Vucic.

Tutje, presidenti serb ka thënë se nuk duhet harruar se çfarë i kishte kushtuar rajonit tregimi i muskujve.

‘Ata që po tregojnë muskujt, duhet ta kenë në konsideratë çmimin që mund ta paguajnë’, ka thënë Vucic.

Ai tha se ndonëse ka folur se e ka forcuar ushtrinë për 150 herë, se ka gabuar, por për 150 për qind kapacitetet e saj, e di se sa ende janë të pafuqishëm, dhe se u nevojiten forca shtesë, ekonomike e gjithçka tjetër, dhe se është e rëndësishme paqja.

‘Njerëzit të cilët tregojnë muskujt duhet t’i njohin të dhënat mirë, ata të gjithë gërmojnë mirë kështu që pastaj mund t’i japin deklaratat në emocion. Mua më duhet të sillem me përgjegjësi se të gjithë të tjerët në rajon,’ theksoi Vucic.

Ndërkohë, Thaçi e Vucic do të takohen sot në Bruksel. Sipas një njoftimi të zyrës së shefes së politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, të lëshuar dje, dy presidentët në takimin e sotëm ‘do të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për intensifikimin e punës për të arritur një marrëveshje të detyrueshme ligjore për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, që është thelbësore për rrugën e tyre evropiane”./Gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë