Loading…
Thaçi ia përmend Sali Berishës kanunin
  • 20/05/2019 | 23:47

Thaçi ia përmend Sali Berishës kanunin

Presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën, në një debat ballë për ballë, ndërsa atë ka vazhduar ta quaj “argat i Millosheviqit”, transmeton Gazeta Metro.


Derisa Berisha e quan vazhdimisht Thaçin “argat i presidentit serb Aleksander Vuciqin”, duke refuzuar t’ia thotë emrin, Presidenti i Kosovës i përmend vazhdimisht edhe emrin e babait.

Fillimisht Thaçi në emisionin Open në Top Channel tha se ka gabuar që e ka marrë seriozisht Berishën e pastaj thotë se me të mund të përballet dhe të argumentojnë deklaratat.

“Edhe pse më ka burgosur edhe pse bashkëluftëtarët e mi, unë e kam respektuar dhe i kam shkruar në zyrë kur ishte i izoluar nga kombi dhe bashkësia ndërkombëtare në vitin ’99. E kam gjetur në gjendje të çakorduar mendërisht”, ka thënë Thaçi.

Thaçi tutje i thotë Berishës se në Kosovë ‘e njohin Kanunin, e njohin Kushtetutën, dhe e njohin përballjen”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë