Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se sot Prishtinës iu shtua busti i sekretares Albright dhe pllaka e bulevardit “Bill Clinton”, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha kosovarët janë të bekuar me miqësinë amerikane.
“Kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, sot iu shtua edhe busti i sekretares Albright dhe pllaka e bulevardit “Bill Clinton”. Bashkë me shtatoren e presidentit Clinton, rrugët Bush dhe Dol, ne po e përjetësojmë admirimin e popullit të Kosovës për kontributin përcaktues të SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë. Jemi të bekuar me miqësinë amerikane”, ka shkruar Thaçi .
Kujtojmë se sot në Kosovë kanë qëndruar ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekratarja Madeliene Albright.
Ata janë mirëpritur me një ceremoni shtetërore nga zyrtarët e Kosovës, për 20 vjetorin e çlirimit të vendit./gazetametro.net