Loading…
Thaçi: Jemi të bekuar si popull që Albright dhe Clinton janë rikthyer në shtëpinë e tyre
  • 12/06/2019 | 10:42

Thaçi: Jemi të bekuar si popull që Albright dhe Clinton janë rikthyer në shtëpinë e tyre

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar ish sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright me Urdhrin e Lirisë. Ai ka thënë se Kosova është e bekuar me të dhe ish-presidentin e SHBA’së, Bill Clinton, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi ka thënë se Albright do të mbetet gjithnjë heroi i popullit të Kosovës, ai ka thënë kosovarët janë të bekuar me të.

“Jemi të bekuar si vend si popull që Clinton dhe ju jeni rikthyer në shtëpinë tuaj familjen tuaj për të uruar 20 vjetorin e lirisë së Kosovës, 20 vjetorin e shpresës dhe besimit për vendit. Ju keni ditur të bashkoni botën demokratike. Si president i Kosovës dhe mik i juaji, më lejoni të ndaj çmimin e Urdhrit të Lirisë, për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Me këtë rast mikja e Kosovës Ablright ka thënë se ka dëshirë të merr çmime por asgjë nuk e gëzon më shumë se të jetë pjesë e Kosovës.

“Jam krenare për gjithçka që keni bërë ju dhe ne për t’i arritur këto gjëra. Nuk do harroj kurrë vitet e luftës, njerëz që brohorosnin ‘Faleminderit USA’. Mendoj që SHBA ka bërë gjënë e duhur. Jam e nderuar të jem këtu me ju. Kosova është vend i pavarur prandaj meriton të njihet”, tha Albright../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë