Loading…

Thaçi: Justifikim i paqëndrueshëm i Kurtit për mos-shkarkim të Rakic

  • 14/10/2021 | 19:25

Thaçi: Justifikim i paqëndrueshëm i Kurtit për mos-shkarkim të Rakic

Opinionisti Jusuf Thaçi vlerëson se ministri për Kthim dhe Komunitete Goran Rakic do të duhej të ishte i shkarkuar nga kryeministri Kurti.


Thaçi ka shkruar se për Rakic tashmë do të duhej të ishte thënë ish-ministri Rakic.

“Tashmë do të duhej të kishin kaluar së paku 24 orë gjatë të cilave në vend të “ministri Rakic” do të duhej të ishim duke thënë “ish-ministri Rakic”, ka shkruar Thaçi.

Tutje, ish-zëvendësministri i Arsimit, ka thënë se çdo justifikim i kryeministrit Kurti për mos-shkarkim të Rakiq është i paqëndrueshëm.

“Bazuar në veprimet e djeshme të ministrit Rakiq, çdo justifikim i kryeministrit për mos-shkarkimin e tij, apriori është justifikim i paqëndrueshëm”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë