Loading…

Thaçi: Ka ardhur koha për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë

  • 05/04/2018 | 11:03

Thaçi: Ka ardhur koha për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë  se ka ardhur koha për marrëveshje të madhe politike dhe historike në mes Kosovës dhe Serbisë.


Presidenti i vendit tregoi rëndësinë e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme mes dy shteteve. Ai tha, se ajo do të mundësonte njohjen e Kosovës nga 5 shtete e BE-së, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

‘Jam i bindur se ka ardhur koha për marrëveshjen madhe politike dhe historike në mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë status kuotë apo gjendje të raporteve të ngrira në mes Kosovës dhe Serbisë.Unë sot shfrytëzoj rastin të konsideroj angazhimin e qeverisë së Kosovës pasi dje është funksionalizuar ekipi menaxheria për krijimin e komunave me shumicë serbe. Në aspektin kohor dhe në bazë të terminologjisë së përdorur, flasim për një urgjencë në arritjen e marrëveshjes obligative në mes dy vendeve. Urgjenca për ne dhe Brukselit shpresojmë edhe për Beogradit, që ky vit të jetë korniza kohore për nënshkrimin e një marrëveshje obligative.Për ne në Kosovë kjo marrëveshje ka peshën e njohjes reciproke dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, kjo marrëveshje pastaj në terminologjinë e saj precize dhe të qartë do të duhej të mundësonte që Kosova të bëhej pjesë e OKB-së dhe BE-së,’ ka thënë Thaçi.

Ai këto komente i bëri në  konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) & Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG)./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë