Loading…

Zëvendësministri Thaçi ka një apel për Kurtin dhe Mustafën për ministren Bajrami

  • 26/03/2020 | 09:25

Zëvendësministri Thaçi ka një apel për Kurtin dhe Mustafën për ministren Bajrami

Zëvendësministri i VV’së, Jusuf Thaçi, ka bërë apel tek shefi i tij Albin Kurti dhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa që ministrja e Arsimit, Hikmete Bajrami të mos shkarkohet nga detyra e saj, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi po thotë se as Kurti nuk duhet ta shkarkon ministren Bajrami e as Mustafa mos ta tërheq nga detyra atë, kjo pasi pasojat do të jenë shumë të mëdha në sistemin e arsimit.

Ai tha se do të prishet gjithçka në këtë kohë nga puna e ministres Bajrami, sidomos në atë të mësimit online.

Postimi i plotë nga Thaçi:

Apel publik për Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin e LDK-së Mustafa:

Duke mos e ditur se çfarë mund të ndodhë orët e ditët në vijim, ju lutem deri në përgjërim që derisa të gjendet zgjidhja e radhës për qeverinë (cilado qoftë ajo zgjidhje), së paku deri atëherë mos gaboni ta de-funksionalizoni Ministrinë e Arsimit, sepse pasojat janë të stër-mëdha!

Apel Kryetarit të LDK-së që assesi mos ta tërheqë ministren Bajrami! (me këtë nuk po paragjykoj që Kryetari i LDK-së e ka në plan tërheqjen e ministrave të LDK-së).

Apel Kryeministri Kurti që assesi mos ta shkarkojë ministren Bajrami! (me këtë nuk po paragjykoj që Kryeministri Kurti e ka në plan shkarkimin e ministrave të LDK-së).

Nëse kabineti në këtë minsitri defunksionalizohet ose çrregullohet, ta dini që të gjitha emergjencat me pasoja afat-gjata në këtë ministri do të mbeten të pa-adresuara e dëmet si pasojë e kësaj do të jenë të parikuperueshme, rrjedhimisht shumë të dëmshme dhe afat-gjata për arsimin në Kosovë. Gjithashtu, projekti i mësimit në distancë, ekstremisht i rëndësishëm për këto rrethana, mund të dështojë tërësisht.

Aman, së paku këtë nerv të vogël që e siguron mbijetesën e arsimit në këto rrethana të jashtëzakonshme mos e cenoni derisa të sigurohet zgjidhja tjetër!.///gazetamtro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë