Loading…

Thaçi ka një porosi për Merkelin: Liberalizim dhe lëvizje e lirë për qytetarët e Kosovës

  • 09/05/2018 | 11:50

Thaçi ka një porosi për Merkelin: Liberalizim dhe lëvizje e lirë për qytetarët e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, tha se për të shënuar Ditën e Europës gjendet në Berlin të Gjermanisë, për takim bilateral me kancelaren gjermane Agnela Merkel.

Ai theksoi se Kosova është një vend i cili ka përkrahje mbi 90 përqind për t’u futur në Bashkimin Europian, shkruan gazetametro.net.

Tani na mbetet të punojmë thotë presidenti, që të marrim liberalizimin e vizave dhe të lëvizim të lirë. Këto komente ai i bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Dita e Europës më gjen në Berlin ku kam takim bilateral ne Kancelarën Merkel. Porosia ime është e qartë: jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Europian dhe vlerat europiane.

Tani duhet të punojmë me partnerët në Berlin, Bruksel, kryeqytetet europiane por edhe Uashington, që ëndrra shekullore e popullit të Kosovës të bëhet realitet. Dialogu, pajtimi por para së gjithash puna e sinqertë do të na sjellin në këtë cak. Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë!/gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë