Loading…

Thaçi ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Maltë

  • 04/12/2016 | 11:19

Thaçi ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Maltë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë shtetërore në Maltë, me ftesë të presidentes së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, ka bërë të ditur Zyra e Presidencës.

Gjatë qëndrimit të tij në Valletta, presidenti Thaçi do të pritet nga homologja, Marie Louise Coleiro Preca, me nderimet më të larta shtetërore.

Me të parën e Maltës, kreu i vendit do të bisedojë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale, raporton gazetametro.net

Presidenti Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugia.

Ai gjithashtu do të pritet nga përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe publike në Maltë./gazetametro.net

thaqi-malta

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë