Loading…

Thaçi: Kosova i beson vetëm SHBA’së, jemi tradhtuar nga Bashkimi Europian

  • 14/02/2020 | 09:12

Thaçi: Kosova i beson vetëm SHBA’së, jemi tradhtuar nga Bashkimi Europian

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar dje nga Mynihu se kosovarët i besojnë vetëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo Bashkimi Europian pasi janë tradhtuar nga ata, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi pak para takimi me të dërguarin e posaçëm, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po thotë se Kosova beson në rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi,

Presidenti i Kosovës tha po ashtu se Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga Bashkimi Europian për shkak të mos liberalizmit të vizave nga BE’ja.

“Kosova është e zhgënjyer nga Be’ja dhe e tradhtuar sepse Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj dhe liberalizimi i vizave nuk është bërë. Ndërsa Bashkimit Europian është duke i munguar veprimi politik për shkak të mos unitetit të shteteve brenda BE’së”, është shprehur Thaçi.

“Kosova beson plotësisht në rolin udhëheqës në rolin e SHBA’së dhe presidentit Trump, Pompeot dhe rolin determinues të ambasadorit Grenell në dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaci.

“Kosova do të merr veprimet e veta të përgjithshme në ditët në vazhdim. Veprimet që do ta formojnë Kosovën drejt NATO’s dhe BE’së”.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë