Loading…

Thaçi: Kosova mirëpret rolin e Japonisë për të kontribuar për paqe në Ballkan

  • 12/09/2019 | 10:40

Thaçi: Kosova mirëpret rolin e Japonisë për të kontribuar për paqe në Ballkan

Presidenti Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe për Iniciativën për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Metro.


Kjo inciativë ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit të Japonisë dhe krijimin e paqes afatgjatë në rajonin tonë.

Presidenti Thaçi, ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovën në tri dekadat e fundit, sidomos në procesin e shtetndërtimit dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar.

Ky është shkrimi i plotë:

Në ditën e tretë të vizitës shtetërore në Japoni, u prita nga Kryetari i Kuvendit të Japonisë, Tadamori Oshima, me të cilin biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve të shteteve tona. Kryetarin Oshima e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit, sidomos në procesin e shtetndërtimit dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, derisa theksova nevojën që pas kësaj vizite të formohen grupe në kuadër të Qeverive dhe Parlamenteve për të projektuar një strategji afatgjate të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë është një hap konkret në rritjen e këtij bashkëpunimi, duke shikuar nga afër mundësitë për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë