Loading…

Thaçi: Policia e Kosovës parandaloi sulmin ndaj Kombëtares së Izraelit

  • 16/11/2016 | 14:22

Thaçi: Policia e Kosovës parandaloi sulmin ndaj Kombëtares së Izraelit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndjehet krenar për Policinë e Kosovës.

“Jam krenar që edhe “Transaprency International” e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë”, ka shkruar në porfilin e tij në Facebook.

Gjithashtu Thaçi përgëzon policinë për punën që bënë duke e përmendur që para disa ditëve policia morri masa për parandalimin e sulimit terrorist të planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

“Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative. Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar Thaçi.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë