Loading…

Thaçi kujton Rambujenë: Ta ruajmë unitetin politik dhe të ecim përpara me miqtë ndërkombëtarë

  • 23/02/2020 | 13:07

Thaçi kujton Rambujenë: Ta ruajmë unitetin politik dhe të ecim përpara me miqtë ndërkombëtarë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot unitetin e treguar të lidershipit kosovar në Konferencën e Rambujesë, për të cilin thotë se duhet ta ruajmë unitetin politik dhe të ecim përpara me miqtë tanë ndërkombëtarë, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi thotë se në këtë ditë kujtojmë të gjithë heronjtë e rënë në luftë dhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, duke e veçuar atë të SHBA’së dhe të partnerëve tjerë euroatlantikë.

“Në këtë ditë kujtojmë të gjithë heronjtë e rënë në luftë dhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, veçanërisht të SHBA-së dhe partnerëve tjerë euroatlantikë. Edhe sot, në kapitullin e ri për integrim në NATO dhe BE, si asnjëherë më parë, në Kosovë kërkohet ta ruajmë unitetin e brendshëm politik e qytetar dhe të ecim përpara bashkë me miqtë ndërkombëtarë”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Thaçi ka udhëtuar për në Washtington, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Postimi i plotë:

“Në Rambuje, 21 vjet më parë, Kosova për herë të parë foli dhe vendosi për vetveten. Pas negociatave rraskapitëse, tri javore, delegacioni ynë i ofroi bashkësisë ndërkombëtare pajtueshmëri në parim për marrëveshjen e negociuar. Shteti i Serbisë, paralelisht me gjenocidin që kryente në Kosovë, refuzoi mundësitë për arritjen e marrëveshjes për paqe.

Pas konsultimeve dhe marrjes së pëlqimit nga populli i Kosovës, marrëveshja në mes palës kosovare dhe bashkësisë ndërkombëtare zyrtarisht u nënshkrua në muajin mars, në Paris. Kosova u radhit në anën e drejtë të historisë, në bashkësinë e popujve që ndajnë vlerat dhe parimet e civilizimit perëndimor. Pas kësaj ndodhi intervenimi i NATO-s dhe fituam lirinë, para se të bëhemi shtet. Kosova, për 12 vjet pavarësi ka arritur më shumë se cilido shtet tjetër.

Në këtë ditë kujtojmë të gjithë heronjtë e rënë në luftë dhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, veçanërisht të SHBA-së dhe partnerëve tjerë euroatlantikë. Edhe sot, në kapitullin e ri për integrim në NATO dhe BE, si asnjëherë më parë, në Kosovë kërkohet ta ruajmë unitetin e brendshëm politik e qytetar dhe të ecim përpara bashkë me miqtë ndërkombëtarë. HTH”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë