Loading…

Thaçi kundër rishikimit të ligjit për Gjykatën Speciale

  • 07/03/2017 | 20:06

Thaçi kundër rishikimit të ligjit për Gjykatën Speciale

Kërkesa e organizatave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rishikimin e ligjit për Gjykatën Speciale nuk ka gjetur mbështetjen e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë Kosova tashmë ka kryer të gjitha obligimet ligjore për funksionalizmin e kësaj gjykate.


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti Thaçi ka thënë se “nuk kemi asgjë për të fshehur dhe në kuadër të bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare kemi bërë edhe këta hapa konkretë”.

“Ne e kemi theksuar edhe më herët rëndësinë e themelimit të kësaj gjykate, por edhe padrejtësinë historike për themelimin e saj vetëm për shqiptarët. Sidoqoftë, institucionet e Kosovës kanë kryer obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore dhe i kemi dhënë mbështetje të plotë funksionimit të drejtësisë”, ka thënë Thaçi.

Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të rishikojnë ligjin për këtë gjykatë, duke thënë se ajo nuk duhet të jetë e njëanshme, në kuptimin që të këtë vetëm shqiptarë që të do të gjykohen./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë