(Foto nga arkiva: Thaçi duke vendosur lule në Gorazhdec)
Pas Gorazhdecit dhe Stara Grackës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke planifikuar për të vënë kurorë lulesh edhe te një monument tjetër i serbëve të vrarë dhe të kidnapuar gjatë luftës 1998 – 2000 në Hoçë të Madhe, shkruan gazeta Vesti me bazë në Frankfurt, transmeton gazetametro.net.
Artikulli i gazetës serbe vazhdon duke thënë se për të shmangur ose zvogëluar revoltën e familjarëve të viktimave, siç kishte ndodhur në Gorazhdec dhe Stara Grackë, Thaçi kësaj here u ka bërë thirrje përfaqësuesve të Shoqatës së Familjeve të serbëve të vrarë të kidnapuar dhe të zhdukur, që të shkojnë së bashku me të për të vendosur kurora me lule në Hoçë të Madhe. /gazetametro.net